Rregullorja për organizimin teknik të garave

Kjo rregullore përcakton si organizohen garat zyrtare rajonale, shtetërore, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare që mbahen në Kosovë. Ajo u miratua nga Bordi Ekzekutiv në mars 2023 dhe vlen për Komisionin e Garave, për klubet që organizojnë gara dhe për të gjithë pjesëmarrësit.

Në të gjitha garat e FBBFK-së zbatohen rregullat e garave të federatës ndërkombëtare. Të drejtë pjesëmarrjeje në garat zyrtare kanë të gjitha klubet e regjistruara në Federatë që i kanë përmbushur detyrimet vjetore.

Çka përmban

  • Dispozitat e përgjithshme: llojet e garave dhe kush vendos për organizatorin teknik (Bordi, me propozim të Komisionit të Garave).
  • Afati: deri më 28 shkurt Komisioni i Garave i propozon Bordit klubet organizatore për garat e kalendarit vjetor.
  • Komisioni i Garave: përbërja, zgjedhja e kryesuesit (komesarit) përmes konkursit dhe kushtet që duhet t’i plotësojë ai.
  • Detyrat e Komisionit: kalendari vjetor, propozicionet, shorti, matja e garuesve, rendi dhe siguria, shërbimi mjekësor dhe qasja për personat me aftësi të kufizuara.
  • Kushtet për organizatorin teknik: salla me tribunë të ndarë për të paktën 1000 shikues, siguria, zërimi, flamujt dhe himni, pajisjet teknike.
  • Kontrolli i sallës para garës dhe masat ndaj organizatorit që nuk i plotëson kushtet.
  • Kategorizimi i garave: A (i organizon vetë Federata), B dhe C (u besohen klubeve që i plotësojnë kushtet pjesërisht).
  • Akreditimet zyrtare për garuesit, trajnerët, gjyqtarët dhe stafin, si dhe revokimi i tyre në rast keqpërdorimi.
  • Protokolli i hapjes dhe i shpalljes së fituesve, me defile, flamuj, himn dhe podium.
  • Dispozitat përfundimtare dhe hyrja në fuqi.

Për klubet dhe sportistët

  • Klubi që dëshiron të organizojë një garë aplikon te Komisioni i Garave, i cili e verifikon sallën në vend.
  • Në zonën e garuesve hyjnë vetëm garuesit e ftuar, trajnerët dhe gjyqtarët me akreditim.

Shfletuesi juaj nuk e shfaq dot PDF-në këtu. Përdorni butonat më lart për ta hapur ose shkarkuar.

Të gjitha dokumentet