Rregullorja disiplinore e FBBFK-së

Rregullorja disiplinore përcakton procedurën dhe masat ndaj atyre që shkelin rregullat e sportit, Statutin dhe rregulloret e FBBFK-së, ose që e dëmtojnë prestigjin e bodybuildingut dhe fitnesit brenda dhe jashtë vendit. Ajo u miratua nga Bordi Ekzekutiv më 1 mars 2023.

Rregullorja vlen për të gjithë anëtarët e licencuar: sportistët, trajnerët, gjyqtarët, zyrtarët dhe klubet. Klubet përgjigjen edhe për sjelljen e anëtarëve të tyre gjatë aktiviteteve zyrtare. Qëllimi i masave është kryesisht edukativ: forcimi i frymës sportive dhe i respektit për rregullat.

Çka përmban

  • Fusha e zbatimit, qëllimi i masave dhe përgjegjësia e klubeve.
  • Komisioni Disiplinor: zgjedhja e kryesuesit përmes konkursit dhe kriteret që duhet t’i plotësojë.
  • Kriteret e ndëshkimit: rrethanat lehtësuese dhe rënduese, si dhe ndëshkimi më i ashpër për shkeljet e përsëritura.
  • E drejta e dëgjimit: askush nuk dënohet pa pasur mundësinë të dëgjohet.
  • Llojet e masave: vërejtje, qortim me shkrim, dënim me para, ndalim i pjesëmarrjes, heqje e titullit, ndalim i ushtrimit të funksioneve, pezullim dhe përjashtim.
  • Shkeljet e rënda, si dhuna, ngacmimi, falsifikimi i dokumenteve dhe mosrespektimi i vendimeve.
  • Shkeljet e klubeve, si bojkoti i garave, pjesëmarrja ose organizimi i garave pa miratim dhe manipulimi i rezultateve.
  • Shkeljet e individëve: sjellja jo sportive, pengimi i garës, shkeljet e gjyqtarëve dhe mosdeklarimi i informacionit.
  • Procedura dhe afatet: njoftimi i personit, deklarata brenda 10 ditëve dhe përfundimi i procedurës në shkallë të parë brenda 12 ditëve.
  • Komunikimi i vendimeve, apelimi te Bordi Ekzekutiv dhe lehtësimi i jashtëzakonshëm i dënimit.

Për klubet dhe sportistët

  • Kundër vendimit të Komisionit Disiplinor mund të apelohet me shkrim te Bordi Ekzekutiv brenda 10 ditëve; Bordi vendos brenda 30 ditëve.
  • Vendimet përfundimtare mund të kundërshtohen në Arbitrazhin Sportiv pranë Komitetit Olimpik të Kosovës.

Shfletuesi juaj nuk e shfaq dot PDF-në këtu. Përdorni butonat më lart për ta hapur ose shkarkuar.

Të gjitha dokumentet