Rregullorja për regjistrimin e klubeve, garuesve dhe transfereve

Kjo rregullore përcakton si regjistrohen në FBBFK klubet, garuesit, trajnerët, gjyqtarët dhe zyrtarët e tjerë, si kalon një garues nga një klub në tjetrin dhe cilat janë të drejtat e garuesve të huaj dhe të bashkatdhetarëve nga diaspora. Ajo u miratua nga Bordi Ekzekutiv në mars 2023.

Regjistrimet i administron Zyra Administrative e Federatës, ndërsa Bordi Ekzekutiv mbikëqyr zbatimin e rregullores. Dispozitat janë të detyrueshme për të gjitha klubet, garuesit dhe anëtarët e tjerë të Federatës.

Çka përmban

  • Të drejtat dhe detyrimet e garuesve: garuesi e zgjedh vetë klubin; për të miturit kërkohet pëlqimi i prindit ose kujdestarit.
  • Anëtarësia e klubeve: klubet e regjistruara si organizata joqeveritare në Kosovë, të miratuara nga Kuvendi i Federatës.
  • Dokumentet për regjistrimin e klubit të ri: kërkesa, statuti i klubit, certifikata e regjistrimit dhe dëshmia e pagesës.
  • Vazhdimi vjetor i regjistrimit të klubit nga 1 janari deri më 28 shkurt, me listën e garuesve dhe anëtarëve.
  • Regjistrimi i garuesve: regjistrimi i parë gjatë gjithë vitit, nga mosha 12 vjeç; vazhdimi i regjistrimit nga 1 janari deri më 28 shkurt.
  • Libreza e garuesit, e lëshuar nga Federata, me kontroll mjekësor jo më të vjetër se 12 muaj.
  • Transferet: dy afate kalimtare në vit, dimëror (1–31 janar) dhe veror (1–15 shtator), si dhe fletëçregjistrimi nga klubi.
  • Ankesat për regjistrim, regjistrimi i dyfishtë për garat ekipore dhe të drejtat e shtetasve nga diaspora dhe me shtetësi të dyfishtë.
  • Regjistrimi i trajnerëve dhe i gjyqtarëve sipas rregulloreve të komisioneve përkatëse.
  • Regjistrat e Federatës dhe mbajtja e tyre.

Për klubet dhe sportistët

  • Klubi duhet ta njoftojë menjëherë Federatën me shkrim për çdo ndryshim në drejtim, trajnerë ose garues.
  • Garuesi që nuk e vazhdon regjistrimin për një vit bëhet i lirë dhe mund të regjistrohet në cilindo klub.
  • Nëse klubi nuk e lëshon fletëçregjistrimin, garuesi mund të ankohet te Bordi Ekzekutiv.

Shfletuesi juaj nuk e shfaq dot PDF-në këtu. Përdorni butonat më lart për ta hapur ose shkarkuar.

Të gjitha dokumentet