Përfundoi Kampionati Evropian i organizuar me 28 prill – 4 maj 2026 në Santa Susanna, Spanjë, ku garuesit kosovarë arritën këto rezultate:
Në kategorinë Men’s Physique Junior, [emri nuk publikohet] zuri vendin e dytë dhe u shpall nënkampion evropian.
Garuesi Donart Berisha garoi në kategorinë Men’s Physique Senior (-176 cm), por nuk arriti të renditet në Top 6.
Ndërsa në disiplinën Fitness Challenge:
* Hamza Sylqa garoi në kategorinë të Artë dhe zuri vendin e pestë;
* Bajram Osmani, në kategorinë Argjend, zuri vendin e pestë;
* Krenar Kasumi, në kategorinë Bronzë, zuri vendin e katërt.
* Kategori e Artë i Çifteve për Burra, garuan Hamza Sylqa dhe Bajram Osmani dhe u renditen në vendin e 4-të.
Falënderojmë Ministrinë e Sportit dhe Komitetin Olimpik të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme.
Garuesve u dëshirojmë suksese në garat e ardhshme.
Kryetari i Federatës: Esat Lata
Sekretari i Përgjithshëm: Sabri Dragusha
Fotografi









