Përfundoi Kampionati Ballkanik i IFBB, i zhvilluar më 28–29 mars në Stamboll, Turqi. Garuesit nga Kosova arritën rezultate të shkëlqyera:
• Donart Berisha – vendi i 5-të në kategorinë Men’s Physique (-179 cm)
• Shkëlqin Miftari – vendi i 2-të në Fitness Challenge dhe vendi 2-të në mix.
• Rinor Behluli – vendi i 3-të në Fitness Challenge
Referët e bodybuilding-ut, Bajram Musliu, dhe të disiplinës Fitness Challenge, Fahredin Doroci, kryen detyrat e tyre me përkushtim dhe profesionalizëm.
Falënderojmë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme. Garuesve u urojmë suksese në garat e ardhshme.
Kryetari i Federatës
Esat Lata
Sekretari i Përgjithshëm
Sabri Dragusha
Fotografi










